Kaloni te përmbajtja kryesore

Tani edhe në kufi mund të pajiseni me dokumente personale

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Administratës, Bahri Selimi, kanë bërë sot përurimin e E-Kioskut në Merdarë.
Kjo pajisje dixhitale u mundëson qytetarëve shërbime të shpejta dhe efikase në nxjerrjen e dokumenteve personale.
Kryetari Bulliqi tha se “E-Kioskun e kemi vendosur afër pikës kufitare në Merdar, me qëllimin e vetëm që bashkatdhetarëve tanë, t’ju krijojmë qasje të shpejtë në nxjerrjen e dokumenteve personale”.
Po ashtu kryetari Bulliqi tha se së shpejti do t’i vendosin edhe tri E-Kiosqe të reja, ato do të vendosen në zonat ku gravitojnë më shumë qytetarë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button