Tani fëmijët kosovarë s’mund të udhëtojnë në Mal të Zi vetëm me certifikatë të lindjes
Të gjithë shtetasëve të Kosovës për kalimin kufitar në Malin e Zi iu duhet pasaporta. Tani edhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare duhet të pajisen me një të tillë për të shkuar në Mal të Zi.
Ministria Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është pezulluar vendimin e mëparshëm në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare nga Republika e Kosovës, janë lejuar të kalojnë kufirin vetëm me certifikatë të lindjes.
“Vendimi për hyrjen në Malin e Zi të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe të miturit, vetëm me dokumente të vlefshme udhëtimi, është tashmë në fuqi”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, duke mos dhënë detaje.
Nga 27 prill i vitit 2021, të miturit nga Kosova kanë pasur mundësi të udhëtojnë në Mal të Zi vetëm me certifikatë të lindjes/21Media