Tani rrymën mund ta paguani edhe online

Lehtësohen procedurat për konsumatorët

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka lansuar këtë javë aplikacionin “eKesco”, përmes së cilit konsumatorët mund të paguajnë online faturat e energjisë elektrike, si dhe të jenë të informuar për çdo zhvillim.

Siç njofton KESCO, ky aplikacion që mund të shkarkohet në telefonat e mençur,  – ofron informata për faturat, borxhin e papaguar, shkyçjet dhe rikyçjet, për ndërprerjet e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, dhe shumë informata të tjera.

“Ne jemi kujdesur që aplikacioni të jetë lehtë i qasshëm dhe i përdorshëm. Për këtë arsye, presim që ai të gjejë përdorim të gjerë tek konsumatorët. Ky aplikacion do t’u kursejë kohë konsumatorëve, të cilët nuk kanë më nevojë të shkojnë në zyret e kompanisë për të bërë pagesat si dhe në këtë aplikacion konsumatorët do marrin shumë informata të nevojshme për ta”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Po ashtu, qytetarët janë njoftuar se si të përdoret ky aplikacion në telefona, si të regjistrohen dhe ta përdorin këtë aplikacion./21Media

Back to top button