Telekomi zgjedh kryeshefin ekzekutiv

Bedri Istrefi në krye të Telekomit

Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A, në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Bedri Istrefi.

Kjo përzgjedhje është bërë pas një procesi shumë transparent, të udhëhequr nga Komisioni i caktuar nga Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës Sh. A. dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

“Fillimisht, ky Komision ka përzgjedhur kandidatët në listën e ngushtë dhe pas intervistimit të tyre ka ardhur në përfundim se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është Bedri Istrefi.”, bëhet e ditur në njoftim pë medie.

Që nga dhjetori i vitit të kaluar, Istrefi ishte ushtrues detyre i kryeshefit të Telekomit./21Media

Back to top button