Tara feston ditëlindjen, merr urimet më të bukura nga prindërit

Sot feston ditëlindjen vajza e aktores së njohur, Teuta Krasniqi dhe këngëtarit Blerim Muharremi-Bleros. Tara sot ka mbushur 12 vjet.
Për këtë ditë speciale, prindërit Teuta dhe Blero kanë urime të veçanta për vajzën e tyre edhe përmes rrjeteve sociale.
Teuta Krasniqi e ka uruar, këshilluar dhe falënderuar vajzën e saj në ditëlindjen e 12-të.
“Tara ime, dielli im, thesari im, Urime ditëlindja shpirti mamit 🎉🎉🎉 12 vjet përplot bekim e lumturi, dashuri të pafundme e mirësi, siç din të dhurosh vetëm ti. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri dhe mbarësi, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur 🙏🙏🙏 Gjithmonë beso në vetvete dhe vazhdo të jesh kjo që je, thjeshtë e mrekullueshme, sepse kështu do të vazhdosh ta bësh krenare veten dhe gjithë ata që të njohin. Ti frymon dashuri dhe mirësi e unë nuk kam se si të jem më falenderuese dhe më e lumtur se kaq sa jam cdo ditë të jetës sime me ty. Zemrën time e mbani pergjithmonë ti dhe Kaia, dy dritat e syve të mi. Të duam pa kufi e gjithë familja ❤️❤️❤️”, ka shkruar aktorja krahas fotografisë kur Tara ishte shumë e vogël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)


Në këtë ditë festive, nuk muguan edhe urimet e babait për të bijën. Blero në Instagram e ka uruar Tarën duke i treguar sesa është krenar me të.
“Ta uroj ditlindjen shpirt i babit, eshte si me ja uru veti diten ma te mir te jetes time, qe i bjen diten kur Zoti na ka beku me ty. Jam krenar babë, me ben te ndihem i rendsishem. Duke te shikuar ty qe po rritesh, kam shume ndjenja mixe. Knaqesi, stres,krenari, pergjegjsi dhe shume tjera. Por gjeja ma e rendesishme eshte qe je vet jeta per mua, dhe eshte misioni im i jetes qe te jep shembull te mir per ty. Babi te don pa kufi. Cpufja e babit per mua do te jesh gjithmone e vogla e babit , por ma e rendsishmja e jetes time. TE DUA ❤️”, ka shkruar Blero./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BLERO (@bleromuharremi)

Back to top button