Taravari “pro” që presidenti të zgjidhet në Kuvend: Dy votimet e para me 2/3 e votave, i treti me shumicë të thjeshtë

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga VLEN, Arben Taravari është në duel televiziv në TV21 me kundërkandidatin nga Fronti Europian, Bujar Osmani.

Taravari tha se propozon që presidenti të zgjidhet në Kuvend, po kjo formë dallon në votim nga propozimi i FE-së.

Kandidati i opozitës thotë se dy votimet e para të jenë me 2/3 e votave, dhe që t’i shmanget ngërçit institucional, votimi i tretë të realizohet me shumicë të thjeshtë.

“Pasi që jemi demokraci parlamentare, sikur në Shqipëri, Gjermani, Greqi, Kosovë, kryetari të zgjidhet nëpërmjet Parlamentit. Këtu dallojmë me BDI-në, sepse propozimi i BDI-së është të zgjidhet me 2/3 dhe me badenter, kurse propozimi ynë është që votimi i parë dhe i dytë të jetë me 2/3 dhe me badenter, ndërkaq që të mos ketë krizë institucionale – votimi i tretë të jetë me shumicë të thjeshtë – me 60 deputetë plus 1”, tha Taravari./TV21

Back to top button