“Tash më lehtë”, ​shënohet Dita Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit

Agjencia për Informim dhe Privatësi me moton “Tash më lehtë” filloi shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit me ç’rast është organizuar edhe konferencë me kryetarë të komunave.
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva- Dërmaku tha se e drejta për qasje në një sistem qeverisës më efikas dhe më tranparent i përmbush premisat për mirë qeverisje.
Ajo tha se këtë vit me moton “Tash më lehtë”, po synojnë ngritjen e ndërgjegjësimit për qasje në dokumente publike me qëllim që komunat të bëhen më të hapura për qytetarët.
Kilian Wahl, zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, përgëzoi komuna për respektimin e Ligjit për qasje në dokumente publike.
Kryetari i Asociacionit të Komunavë të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se për shkak të reformava kryetarët e komunave janë bërë më të afërt me qytetarët.
Ai tha se më heret web faqet nuk kanë pasur shumë qasje, por tashmë kjo është përmirësuar. Sipas tij, komunat e Kosovës prijnë në rajon për transparencë./KP

Back to top button