U kthye nga Amerika për ta punuar tokën, i thanë “ja je trim, ja budallë”

Fatmir Shehu nga Rahoveci u kthye nga Amerika pas 20 vjetësh për ta punuar tokën.
Ai për “punë t’mbarë” në RTV21 tha se kohën më të mirë e ka kaluar nëpër vreshta. “Jam kthyer këtu, po punoj këtu, jam i kënaqur”, duke shtuar se asnjëherë nuk i ka rënë pishman pse u kthy në Kosovë.
Shehu si 29 vjeçar ishte kthyer në Rahovec për ta vazhduar traditën.
“Ku është hardhia është tradita, ku është rrushi është kultuar, ku është vena është arti. Gjithkund në botë prodhuesi i verës ose rrushit është një kulturë që çmohet, te ne populli nuk është i vetëdijsun”, tha ai.

Ndërsa, Shehu përmendi edhe reagimet e të tjerëve pse e la Amerikën për Kosovën.
Me kanë thanë “ja je trim, ja budallë”./21Media

Back to top button