Tatuazhe surrealiste

Është absolutisht e habitshme se çfarë mund të bëjnë artistët modernë me tatuazhet. Artisti Arlo DiCristina, e çon artin e trupit në një nivel krejtësisht të ri.
Si bashkëshorti i një artiste të talentuar të tatuazheve të quajtur Ryan Ashley Malarkey, Arlo çuditërisht nuk konkurron me gruan e tij. Përkundrazi, ai ka stilin e tij unik që është vlerësuar shumë nga mbi 600,000 fansa në Instagram, shkruan BrightSide, përcjell rtv21.tv.

Arlo DiCristina dhe bashkëshortja e tij e famshme, Ryan Ashley Malarkey, punojnë së bashku në Elysium. Ata janë të dy të famshëm në komunitetin e tatuazheve dhe kanë shumë klientë.
Nëse njerëzit duan të bëjnë një tatuazh nga Arlo, ata duhet të rezervojnë një takim me këtë artist të jashtëzakonshëm. Por të gjithë ata që duan këtë art në trupin e tyre duhet të jenë shumë të durueshëm. Është një listë e gjatë pritjeje, por shumë fansa mendojnë se ia vlen koha që kjo mrekulli të ndodhë./21Media

Back to top button