Taylor Hawkins nderohet në ceremoninë e çmimeve Grammy

Bateristi i Foo Fighters, Taylor Hawkins u nderua gjatë ndarjes së çmimeve Grammy të dielën.
Prezantuesi Trevor Noah, shfaqi një video montazh të Hawkins duke performuar, ndërsa luhej kënga e grupit “My Hero”.
Foo Fighters kishin planifikuar të performonin në Grammy, por pas vdekjes së Hawkins grupi anuloi paraqitjen e tyre dhe turneun e ardhshëm.
Hawkins vdiq pak para se grupi të bënin daljen në skenë në Festivalin Estereo Picnic në Bogota të Kolumbisë.
Foo Fighters fituan tre çmime Grammy, atë për ‘performancën më të mirë rock’, ‘albumin më të mirë rock’ dhe ‘këngën më të mirë rock’./21Media

Back to top button