Kurti thotë se Putini duhet të gjykohet për krime lufte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet të përballet me tribunal ndërkombëtar për krimet e luftës.

“Mendoj se Putini herët apo vonë duhet të paraqitet në tribunal ndërkombëtar për krime lufte”, tha Kurti në një intervistë për CNN .
Sa i përket nëse ka frikë se Rusia do të përpiqet të bartë konfliktin edhe në Ballkan Perëndimor, Kurti ka thënë se Kosova nuk ka frikë, por normalisht ekziston një shqetësim.
“Kosova nuk është në NATO, por e ka NATO-n brenda saj. Ne synojmë fillimit të hyjmë në Paktin për Paqe”, ka thënë Kurti. “NATO është në histori të Kosovës, por edhe Kosova në histori të NATO-s”.
Kurti ka treguar se Serbia ka treguar se rreshtohet karshi Federatës Ruse.
Tutje ai ka treguar se Kosova është duke forcuar kapacitetet mbrojtëse./21Media
Back to top button