Taylor Swift thotë se ndjehet më e lirë për të krijuar tani se në të 20-at

Taylor Swift ka folur të hënën rreth asaj se si ka ndryshuar qasja e saj ndaj krijimtarisë ndër vite.
Ajo u pyet nëse ndjehet më ndryshe se në moshën 22 vjeçare, sa i përket shkrimeve.
“Po, padyshim që ndihem më e lirë për të krijuar tani. Po bëj albume me një ritëm më të shpejtë se kurrë më parë. Është vetëm një fazë në të cilën jam. Të gjithë janë të ndryshëm. Ka njerëz që nxjerrin album çdo pesë vjet dhe është e shkëlqyeshme, mua më pëlqen t’i bëj gjërat më shpesh”, u shpreh ajo.
Swift foli gjithashtu edhe për pjesën tjetër, ku ajo provoi veten si regjisore. Regjia e filmit “All too well” është realizuar nga Swift.
“Çdo aspekt i punë sime si këngëtare ka ndikuar në mënyrën se si jam si regjisore. Kam qenë herë pas here në një film për periudha shumë të shkurtra. Me të vërtetë dua që të tjerët të ndihen rehat”, u shpreh ajo.
Swift tha se një pjesë e suksesit është e garantuar kur u beson njerëzve me të cilët bën diçka, pasi sipas saj kjo është arsyeja pse ka rëndësi./21Media

Back to top button