Taylor Swift edhe regjisore filmash, tregon se çfarë e inspiroi për “All Too Well”

Në vazhdën e fitimit të çmimit MTV Video Musci Award për videon e vitit, Taylor Swift solli “All Too Well: The short film” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 9 shtator për një diskutim para fansash.
Diskutimi u fokusua në procesin regjisorial të Sëift dhe duke marrë parasysh muzikën e saj nga një kënd vizual.
Ai u shoqërua gjithashtu me shfaqjen e parë 35mm të “All Too Well”, të cilën e shkroi ajo, e prodhoi dhe bëri një paraqitje në të.
“Në mendjen time, është një periudhë kohore ku në të 70-tat shikonim filma romatik ku dy karaktere shumë të veçanta duheshin aq shumë, aq sa s’mund të besohej. Ata ishin arsyeja pse i doja këta filma kaq shumë, këta filma “godasin” thellë në stomak”, ka thënë ajo.
Swift ka thënë se nëse do gjente materialin e duhur do t’i pëlqente të bënte filma.
“Do të doja të bëja hapa të vegjël përpara. Do më pëlqente absolutisht mundësia për të krijuar filma, sepse më pëlqen të tregoj histori në këtë mënyrë”, ka thënë Sëift.
Pasi fitoi çmim për “All Too Well”, Swift njoftoi se më 21 tetor publikon albumin e saj të ardhshëm./21Media

Back to top button