Kaloni te përmbajtja kryesore

Taylor Swift publikon albumin “Midnights”

Taylor Swift ka publikuar albumin e saj të dhjetë “Midnights”.
Albumin tani e gjeni në Deezer, Spotify, Pandora, Target, Amazon Music, Tidal, Walmart.
Për albumin kanë kontribuar të shumtë, përfshirë Zoe Kravitz, Joe Alwyn, Jahaan Sweet, Sam Dew dhe Sounwave etj.
“Midnights” është kolazh mes uljeve-ngritjeve të Swift.
“Jeta mund të jetë e errët, romantike, e nxehtë, e ftohtë, e vetmuar. Ashtu si “Mesnata”, tha Swift.
Ajo ka thënë se albumi është “udhëtim i egër”.
Swift do të shfaqet në episodin e ardhshëm të New Music Daily në Apple Music, gjatë së cilës do të diskutojë kuptimin e këngës “Karma”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button