Autoritetet ukrainase zhvarrosin trupat e civilëve që u vranë në Lyman

Ukraina përfundoi zhvarrosjen e trupave në varrin më të madh masiv të zbuluar pas tërheqjes së trupave ruse nga qyteti lindor Lyman, tha policia ukrainase të enjten.
Sipas Policisë Kombëtare të Ukrainës, 146 trupa u zhvarrosën në varrezat Lyman në rajonin e Donetsk, nga të cilët 111 ishin civilë dhe 35 ushtarakë.
Policia tha se disa nga viktimat vdiqën nga plagët e predhave nga granatimet ruse, duke shtuar se disa trupa treguan shenja se kishin pësuar “një vdekje të dhunshme”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ekipet e CNN që shkuan në Lyman raportuan më parë se kishin parë trupa me duar të lidhura pas shpine në varrezat masive.
Me përfundimin e zhvarrimeve të varrezave, numri i trupave të zhvarrosur në Lyman tani arrin në 166, nga të cilët pesë janë fëmijë, sipas policisë.
Viktimat do të rivarrosen pas një ekzaminimi mjeko-ligjor, ndërsa zhvarrosja e civilëve të varrosur diku tjetër po vazhdon, tha policia./21Media

Back to top button