Tayna së shpejti në bashkëpunim me reperin shqiptar

 

Është përfolur tashmë sa kohë se Tayna, do të vijë me një duet, mirëpo asnjëherë s’u bë i njohur emri i artistit të mundshëm.

Menaxheri i këngëtares, Rinor Hykolli, përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se Tayna do të bashkojë forcat me reperin Azet, për projektin e radhës.

Mirëpo, një datë e publikimit ende nuk është bërë e ditur.

Kujtojmë se Azet ka bashkëpunuar me këngëtarën Dhurata Dora, ku sollën këngën hit “Fajet”, si dhe para kësaj “Lass Los”. Projekti i fundit nga Azet është “Unë Jam”, ndërsa nga Tayna “WTF”./21Media

Back to top button