Orlando feston suksesin e kapjes së 400 kg kokainë

 

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është shprehur krenar për bashkëpunimin efektiv në mes Kosovës, Italisë dhe partnerëve të vendeve tjera për kapjen e 400 kg kokainë.

Përmes një postimi në Twitter Orlando ka thënë se kanë festuar këtë sukses të madh ndërkontinental.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë, Guardia di Finanza dhe Policia italiane kryen operacionin më të madh kundër drogës në Kosovë, duke kapur 400 kg kokainë. Sot, festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin, Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”, ka shkruar Orlando./21Media 

Back to top button