Të akuzuarit e Speciales do të vaksinohen deri më 4 korrik

 

Në seancën e pestë me radhë të Gjykatës Speciale për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn, u diskutua në lidhje me problemet që po shkakton pandemia në ecurinë e punës së kësaj gjykate.

Pandemia u konsiderua problem për ecurinë e çështjes për shkak të izolimit.

Aty u tha se zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit dhe si dhe të paraburgosurit do ta marrin vaksinën, gjegjësisht dozën e dytë të vaksinës anti-COVID deri më 4 korrik.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vazhduar një pjesë të seancës me dyer të mbyllura për publikun dhe mediat, konkretisht në pikën që pati të bëjë me nxjerrjen e materialit provues./21Media

 

Back to top button