Të burgosurit nga Danimarka në Kosovë do e paguajnë vetë sigurimin

Kosova vitin e kaluar ka rënë dakord t’i japë Danimarkës 300 qeli burgu për të lehtësuar mbipopullimin në burgjet e vendit skandinav.
Të dënuarit nga Danimarka që duhet ta vuajnë dënimin me burgim në Kosovë, duhet të paguajnë vetë sigurimin shëndetësorë, raporton “Jyllands-Posten”.
Ata duhet të paguajnë sigurim shëndetësor privat. Sigurimi do të paguhet nëpërmjet kursimeve të detyrueshme nga paga që të burgosurit marrin për punën e tyre në burg.

Kështu thuhet në projektligjin që po rregullon çështjen e transferimit të burgosurve nga Danimarka në Kosovë.
Personat që janë dënuar me burgim dhe deportim për vepra penale në Danimarkë, do të vuajnë dënimin në Kosovë sipas marrëveshjes që është arritur mes dy shteteve.
Kosova dhe Mbretëria e Danimarkës nënshkruan marrëveshje për dhënien në shfrytëzim të institucionit korrektues në Pasjak të Gjilanit, ku pritet të vendosen 300 të dënuar në shtetin danez. Kosova nga kjo marrëveshje do të përfitojë 210 milionë euro./21Media
Back to top button