Vala e të nxehtit, gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga puna

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajti seancën e 70-të në të cilën u miratuan rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, që do të zgjasin dy ditë,  18 dhe 19 gusht.
Për shkak të valës së të nxehtit rekomandime për lehtësimin nga detyrat vlejnë për shtatzënat dhe personat mbi 60 vjeç.
Orari i punës në kopshte duhet të organizohet në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 17:00, ndërsa aktivitetet fizike nuk duhet të praktikohen dhe fëmijët të mos dalin jashtë pas orës 11:00.
Sektori privat të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe shmangia e qëndrimit jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen veçanërisht për punëtorët e ndërtimit./TV21

Back to top button