Të enjten hapet ekspozita “Dhomë për Kujtime të Pabëra”

Në Galeria e Ministrisë së Kulturës të enjten hapet ekspozita “Dhomë për Kujtime të Pabëra” e artistit Luan Bajraktari, kururar nga Hana Halilaj.
“Dhomë për Kujtime të Pabëra” prezenton një vepër të komisionuar me autor Luan Bajraktarin, i cili e tjetërson galerinë në një dhomë dite ndërtuar me orendi dhe pajisje shtëpiake të vjetra. Duke u bazuar kryesisht në shëmbëlltyrën e shtëpisë së fëmijërisë së vet, autori krijon një mjedis tipik shtëpiak përmes ndërhyrjeve arkitekturale dhe të dizajnit të brendshëm.
Në shkrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) thuhet se ekspozita synon të vërë në pikëpyetje strukturat institucionale, përmes kësaj, të krijojë një hapësirë që fton për reflektim dhe dialog.
Kjo ekspozitë do të hapet më 8 dhjetor nga ora 19:00./21Media

Back to top button