Bislimi konfirmon se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman

(Lajm i përditësuar)
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar se kanë pranuar versionin e ri për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, Bislimi, tha se Lajçak sot ka dorëzuar te kryeministri Kurti versionin e fundit të planit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kryenegociatori për dialogun, tha se është e rëndësishëm ajo çka kanë arritur për të afatizuar arritjen e ujdisë deri në mars të vitit 2023.
Bislimi para anëtarëve të komisionit bëri të ditur se pritjet janë që në janar të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit me forcë.
Pas pyetjeve të deputetëve për largimin e serbëve në veri nga institucionet, Bislimi paraqiti, siç tha, dështimet ndër vite në veri.
Mirëpo, Bislimit i reagoi deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cila tha këto janë të pavërteta.
Ai akuzoi Bislimin se po tenton që ta lë fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi.
 
Bislimi për planin franko-gjerman: Ka dakordim që përmbajtja të mbetet konfidenciale
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi po raporton lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Lidhur me propozimin e fundit të Bashkimit Evropian, Bislimi tha se dialogu duhet të shihet në kontekst të ri politik pas luftës në Ukrainë.
Sipas tij, për propozimin ka një dakordim mes propozuesve dhe këshilltarëve të presidentit Macron e Scholz, por edhe Kurtit e Vuçiq që të mbetet konfidenciale.
“Dialogun për normalizim duhet ta shohim në kontestin e ri politik pas luftës në Ukrainë. Për propozimin që duhet të vendoset në tavolinë ka një dakordim mes propozuesve, Lajçak dhe dy këshilltarëve të presidentit Macron dhe Scholz , dhe në anën tjetër Kurtit dhe Vuçiq ka një darkordim që përmbajtja e këtij plani të mbetet konfidenciale, dhe rrrjedhimisht unë nuk mund të nxjerr detaje”, është shprehur Bislimi.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot gjatë një vizite në Kosovë ka thënë se është momentumi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen normalizimit të raporteve.
Lajçak pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se pas një kohë të gjatë ka ardhur në Kosovë jo për të zgjidhur kriza por për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.
Lajçak dje ka qëndruar në Serbi, ku është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me të cilin ka diskutuar për situatën në veri, udhërrëfyesin për energjinë dhe të pagjeturit.
Bashkimi Evropian (BE) ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, këtë e ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell në Samitin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Tiranë./21Media

Back to top button