Të enjten jepet “Sisters” nga Baleti Kombëtar
Të enjten jepet shfaqja “Sisters” nga Baleti Kombëtar i Kosovës.
Shfaqja me koreografi të Mehmet Balkan, nis në orën 20:00. “Sisters” i është dedikuar ish-drejtorit, tashmë të ndjerë Ahmet Brahimaj.
Kjo shfaqje u dha edhe në Tetovë në Qendrën e Kulturës, muaj më parë.
Premiera e kësaj shfaqjes ishte dhënë më 3 dhjetor të vitit 2020.
Kreshnik Musolli në “Për Ditë të Mbarë” të RTV21, kishte thënë se interesimi për këtë shfaqje ka qenë goxha i madh.
Ndërkaq, kujtojmë që në Tetovë, prezantimi i balerinëve kosovarë u bë në kuadër të Festivalit “Meridians” që organizohet nga shoqata “Artal – Citizens Association”./21Media