Të enjten Kuvendi mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës nesër(e enjte 26 maj) mban seancë plenare.
Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se seanca nis në orën 10:00.
Rendi i ditës
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?