Kaloni te përmbajtja kryesore

Kosova me ambasador të ri në Shkup, Sadriu ia dorëzon detyrën Qehajës

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, Prindon Sadriu ka pritur ambasadorin e Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja.
Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të Kosovës në MARRI, Qehaja zyrtarisht mori detyrën nga Sadriu.
Sipas njoftimit, Ambasadori Qehaja sot pritet që t’i dorëzojë kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button