Të enjten Merkel viziton Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden do ta presë të enjten në një takim kancelaren gjermane, Angela Merkel tpër të afirmuar lidhje “të thella dhe të qëndrueshme” midis aleatëve të NATO-s, ndërsa sipas Shtëpisë së Bardhë do të trajtohen edhe disa fusha mosmarrëveshjesh.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë për sulmet kibernetike që kanë goditur kompanitë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën, si dhe tubacionin e gazit Nord Stream 2 nga Rusia në Gjermani, të cilën Washingtoni kundërshton, transmeton rtv21.tv.
Psaki tha se kjo vizitë do të jetë një “vizitë zyrtare pune” që synon nxitjen e partneritetit midis dy vendeve dhe identifikimin e mënyrave për të forcuar më tej bashkëpunimin.
Do të jetë vizita e parë e Merkel në Washington që kur Biden mori detyrën në janar. Merkel, tani është në mandatin e saj të katërt, ka thënë se do të tërhiqet pas zgjedhjeve kombëtare gjermane në shtator./21Media

Back to top button