Të enjten nis “Fiction Fest”

Të enjten(25 nëntor) nis edicioni i 4-të i Festivalit të prozës artistike “Fiction Fest”.
“Fiction Fest” nis në orën 19:00 dhe do të jepet në dy mbrëmje, 25-26 nëntor.
Në mbrëmjen e parë, të enjten, do të prezantohen shkrimtarët Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ballsor Hoxha dhe Azem Deliu.
Ndërsa, në mbrëmjen e dytë, të premten, në radhë janë shkrimtarët Ibrahim Kadriu, Ana Kove, Binak Kelmendi, Andreas Dushi dhe Enkelejd Lamaj./21Media

Back to top button