Të enjten seancë parlamentare, diskutohet edhe për dialogun

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten do të mblidhen në seancën e rregullt plenare. Mes pikave të shumta të rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për dialogun me Serbinë.
Këtë bëri të ditur sot shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi qeverinë për mos transparencë në raport me dialogun me Serbinë.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria duhet të qartësojë raportin në dialog, pasi i njëjti duhet të kalojë në një fazë tjetër.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button