Kaloni te përmbajtja kryesore

Të enjten shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës 

Komisioni i Garave ka vendosur që shorti për rrethin e çerekfinales së Kupës së Kosovës të mbahet të enjten (më 10 shkurt), njofton FFK.
Sipas njoftimit, tërheqja e shortit bëhet në selinë e FFK-së, në orën 13:00.
Gjithashtu, në këtë rreth të garave do të marrin pjesë tetë skuadra.
“Të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar pushimin ndërmjet dy stinorëve garues për t’u përgatitur sa më mirë, teksa ndeshjet e kupës do të jenë testi i tyre i parë”, kishte njoftuar FFK.
Dje(5 shkurt), u zhvilluan tri ndeshje interesante në kuadër të 1/8 të finales së kësaj gare.
Prishtina me Drenicën, Ballkani dhe Malisheva e Drita kundër Fushë Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button