Kuvendi: Të enjten rezoluta e opozitës në votim

Seanca e Kuvendit përfundoi punimet pa votuar rezolutën pasi mungoi kuorumi

Pas disa orësh debate, ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, duke mos pasur korum që të votohet rezoluta e paraqitur nga opozita.

Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca ka deklaruar se dita e votimit të jetë të enjten për pikat e rezolutës që janë propozuar nga opozita.

Kurse, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka thënë se teksti i rezolutës do të jetë i papranueshëm për pozitën.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar që të enjten në orën 09:30 të takohen shefat e grupeve parlamentare, që të harmanizohet rezoluta, raporton Kp.

Po ashtu, Haliti në përfundim të debatit ka theksuar se “për të gjithë ata që ishin të gatshëm me sha Evropën, po ju tregoj se vetëm sivjet Evropa ka investuar 200 milionë euro në Kosovë”.

Back to top button