Të gjithë gazetarët tashmë janë larguar nga komuna e Zveçanit

Pas 13 orëve punë gazetarët e mediave kosovare kanë përfunduar raportimin live nga veriu i Mitorivcës pas situatës së tensionuar atje.

Gazetari i RTV2, Venhar Isufi  bashkë me kameramanin Olti Pacollin kanë treguar se të gjithë gazetarët kanë dalur nga objekti ku kanë qënduar të gjithë gazetarët për siguri.

”Bashke kemi qene shume te fuqishem, jemi mire dhe duke u kthyer per ne Prishtine nga Mitrovica e Veriut, pas 13 ore pune. Gazetari Fitim A. Gashi me te cilin kemi qendruar afer ne cdo moment bashk me kameramanet Shpetim Emini dhe Olti Pacolli”, ka shkruar Isufi.

Gjatë ditës sot është raportuar për dëmtimin e disa veturave të mediave të cilat po raportojnë nga veriu i vendit. Njërës prej tyre i është vënë zjarri. E lidhur me këtë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bëri thirrje organeve të rendit, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar./21Media

Back to top button