Të hënën jepet “Kërkohet bashkëshort i ri” në Teatrin e Gjilanit

Të hënën(21 nëntor) do të jepet shfaqja “Kërkohet bashkëshort i ri” në Teatrin e Gjilanit.

Sipas njoftimit, shfaqja nga Miro Gavran, me regji të Gëzim Hasanit, nis në orën 20:00.

“Shfaqja është një kombinim i pazakontë i komedisë së personazheve dhe komedisë së situatës, duke u ofruar aktorëve mundësi të shumta për të krijuar personazhe tërheqëse. Personazhi qendror është një e ve që vendos të përdorë letra tarot dhe një reklamë në gazetë për të gjetur një burrë të ri që duhet të plotësojë kriteret ideale, pra të pamundura. Në të njëjtën kohë, fqinji i saj i parë, një beqar i vetmuar, vendos të martohet më në fund. Për të fituar zemrën e saj, ai vendos të kërkojë ndihmën e një shoku të fëmijërisë, të cilin e bind t’i përgjigjet një reklame dhe të veprojë si disa kërkues, njëri më keq se tjetri. Në shfaqje, autori portretizon heronj të njohur të përditshmërisë sonë, të cilët përpiqen të realizojnë ëndrrat dhe ambiciet e tyre”, përshkruhet shfaqja.

Në shfaqje luajnë: Butrint Lumi, Arbnorë Nuha dhe Brahim Basha./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button