Të hënën mos ia mësyeni këtyre dy rrugëve në kryeqytet
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve, një segment i rrugës “Hollger Petersen” dhe rruga “Mark Raka”, do të mbyllen nga data 07 nëntor (e hënë) në ora 07:00 dhe deri në realizim të punimeve.
Sipas një njoftimi, si rrugë alternative për qytetarët për disa ditë mund të shfrytëzohen rruga “Ahmet Gashi” dhe “Muhamet Çami”./21Media