Banka Botërore: Tërheqja e mjeteve nga Trusti shton inflacionin

Haxhiu: Një qëndrimi tillë është i paarsyeshëm, trusti do të ndihmonte në zbutjen e krizës ekonomike
Ekspertë të Bankës Botërore thonë se masa e propozuar për të lejuar një tërheqje të dytë të mjeteve nga Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës, do ta nxiste rritjen e inflacionit. Deklarimet u cilësuan të paarsyeshme nga iniciuesi i projektligjit për trustin, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu. Projektligji që nuk kaloi në sesionin pranveror të Kuvendit, pritet që të procedohet sërish pas mbledhjes së nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës./21Media

Back to top button