“Të kam lëndu…”, momenti emocionues kur përqafohen Dafina e Labi

Mes dritave, yjeve dhe miqve të zemrës, moderatori Labinot Gashi po shënon një çerek shekulli karrierë. Para 25 vitesh, si një djalosh i ri, ai hodhi hapat e parë në RTV21, për t’u shndërruar me kohën në një nga moderatorët më të dashur e më të njohur për publikun në Kosovë, trevat shqiptare dhe diasporë, shkruan portali rtv21.tv
Në këtë mbrëmje festive, për ta uruar dhe festuar me të, u mblodhën figura të estradës, bashkëpunëtorë e miq të afërt. Por ajo që i dha një emocion të veçantë natës ishte prania e këngëtares Dafina Zeqiri.
Edhe pse kohët e fundit mes tyre kishte pasur një ftohje raportesh, kjo festë u bë momenti ku akujt u shkrinë. Përqafimi i tyre emocionues foli më shumë se fjalët, ndërsa Dafina nuk ngurroi t’i drejtohej Labinotit me vlerësimet më të sinqerta.
“S’di çka me shtu ma mirë, fjala po më del prej goje. Jam e lumtur për ty, për familjen tënde dhe jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij organizimi. M’ke emocionu me fjalët e tua, prandaj jam këtu. Të dua dhe shpresoj që sonte kemi me i kënaq të gjithë,” u shpreh ajo.
Me humor e sinqeritet, Dafina shtoi se “e din mirë që 18 vjet m’është dashët me mësu me fol para mikrofonit, se unë di veç me këndu”, duke shkaktuar buzëqeshje dhe duartrokitje nga të pranishmit./21Media