​Të martën do të mbesin pa ujë disa lagje në kryeqytet

Për shkak të punimeve teknike, të martën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa furnizim me ujë.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”.

“Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 18 prill, duke filluar nga ora 09:00-15:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do mbesin lagjet: ‘Qershia’, ‘Swiss Village’, ‘Marigona 2 Veternik’, ‘Nic’, ‘Qëndresa’, ‘Zona Industriale Çagllavicë’. Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht ndërrimi i segmentit të linjës AC DN 250 mm me linjë të re HDPE”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Sipas njoftimit realizimi i punimeve të tilla ndodh për një infrastrukturë ujore më funksionale dhe furnizim më të mirë me ujë të pijshëm.

Back to top button