Robotë kosha-plehrash testohen në New York

Robotët kohët e fundit nuk shfrytëzohen vetëm për kryerje të punëve në ambiente ku kërcënohet jeta e njeriut, si psh për ndihmë në polici, për ndihmë në vende të përfshira nga zjarri apo në zona fatkeqësish.

Ka prej tyre që u disajnuan edhe për largim të bërllokut.

Kur jemi te kjo, studiues në Universitetin Cornell të New York angazhuan dy robotë kosha-plehrash, këtë me qëllim që të testojnë njerëzit në reagimet ndaj tyre,

Robotët janë të pajisur me kamera të 360 shkallëve, ndërkaq lëvizin me anë të rrotave.

Studiuesit në deklaratën e tyre në faqen e tyre zyrtare në internet shkruan se në videon e tyre shihen njerëz në publik, të cilët në përgjithësi i mirëpresin robotët kosha-plehrash.

Njerëzit ndjejnë nevojën që të bashëveprojnë me ta, shkruan ata.

Robotët nuk operojnë të vetëm, kanë treguar studiuesit. Sipas tyre, ata veprojnë ngjashëm si me kompjuterë.

Me rëndësi, njerëzit i pranojnë robotët dhe u ndihmojnë që ata të sillen lirshëm nëpër shesh për të mbledhur bërrllok, gjë që edhe ishte qëllimi i testimit të tyre.

Tani ata kanë mundësi të vënë robotë kosha-plehrash në sheshe ku ka njerëz, që ata të hedhin bërrllok në ta, pa pasur nevojë që këtë ta bëjë ndonjë person i punësuar atje./21Media

Back to top button