“Te Martini” zbulohet pllaka për nder të Martin Hajdarit, Rama: Emri i tij do të qëndrojë në zemër të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zbuluar pllakën “Te Martini”, për nder të Martin Hajdarit, tashmë i ndjerë, pronar i lokalit “Te Martini”.
“Emri Martinit do të qëndrojë sot e përgjithmonë në zemër të Prishtinës në Rrugën “2 Korriku”, ku dhuroi shpirtin dhe dashurinë për secilin. Sonte e kujtuam mikpritjen, energjinë dhe dashninë e tij. Kryeqyteti, të nderon, Martin! ”, është shprehur Rama, krahas pamjeve të publikuara”, ka shkruar Rama përmes një postimi në Facebook.