Kaloni te përmbajtja kryesore

Leon Avdullahu e zgjedh Kosovën para Zvicrës

Leon Avdullahu ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij, duke zgjedhur të luajë për Kombëtaren e Kosovës dhe duke refuzuar përfundimisht mundësinë për të përfaqësuar Zvicrën.

Kjo zgjedhje u konfirmua nga kryetari i FFK-së Agim Ademi, ku i shtoi se mesfushori i talentuar ka zgjedhur me zemër Dardanët.

“Pritjes i erdhi fundi, Leoni është i Kosovës. Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat. Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen. Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty”, ka shkruar Ademi në rrjetin e tij social.

Vendimi i Avdullahut është i rëndësishëm për futbollin kosovar, pasi shton thellësinë dhe kualitetin në mesfushën e ekipit kombëtar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button