Të martuar prej 70 vitesh, vdiqën duke mbajtuar duart njëri-tjetrit

Ata vdiqën njëri pas tjetrit

Norma June Platell, 90 vjeçare dhe Francis Ernest Platell 92 vjeçar kanë vdekur vetëm pak momente pas njëri-tjetrit.

Nuk bëhet fjalë për ditë apo për orë, por për minuta. Çifti i martuar prej 70 vitesh ishin vendosur në të njëjtën dhomë spitali dhe ndërruan jetë para pak ditësh, duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.

Vajza e tyre u shpreh se Norma June kishte pasur frymëmarrje të pazakontë, ndërsa Francis Ernest ishte i shqetësuar, raporton oranews.

Infermierja ishte kthyer për t’i kontrolluar 10 minta më vonë, por i ka gjetur të vdekur. Doktori nuk mund të konkludonte se kush vdiq i pari.

Certifikatat e tyre të vdekjes dhe minutazhi i ndarjes nga jeta janë identike. 90 vjeçarja vuante nga sëmundja e Alzheimer.

Back to top button