Të mërkurën në Bruksel diskutohet për planin e sekuncenimit

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bsilimi të mërkurën takohet në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ku pritet të diskutohet për planin e sekuncenimit.

Nuk dihet ende nëse do ketë takim tre palësh mes Besnik Bislimiit, Petar Petkoviqit dhe Miroslav Lajçakut.

Këtë për RTV21 e bëri të ditur Këshilltari për media i Bislimit, Klisman Kadiu.

Lidhur me pritjet që ka Qeveria nga ky takim, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë ka thënë se në takimin e radhës të procesit të dialogut, siç edhe është theksuar në dakordimin e javës së kaluar në Bratisllavë, do të diskutohet për finalizimin e planit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj (pika 4).

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të vijojë të mbetet aktive dhe konstruktive në këtë proces.

“Në takimin e radhës të procesit të dialogut, siç edhe është theksuar në dakordimin e javës së kaluar në Bratisllavë, do të diskutohet për finalizimin e planit të sekuencimit për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj (pika 4). Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të mbetet aktive dhe konstruktive në këtë proces, ku sekuencimi dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit duhet të bëhet në mënyrë të drejtë, të barabartë e barazvlefshme për palët e përfshira në proces”, ka thënë për RTV21 Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë. /21Media

 

Back to top button