”Të paepur, të pafrikë”, motoja e gjeneratës 2025 të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar shenjën e re identifikuese të kadetëve të rinj.
Ai përmes një postimi në ”Facebook”, ka bërë të ditur se ” Të paepur, të pafrikë”, është motoja e cila do të jehojë në emër të Gjeneratës 2025.
”Kadetë të Gjeneratës 2025, Ju me të vërtetë jeni të denjë për t’u thirrur në emër të motos që keni përzgjedhur. Suksese në rrugëtimin tuaj të lavdishëm”, ka shkruar Mehaj.

Back to top button