Të paktën 13 persona vdiqën në një klub nate

 

Të shtunën në mbrëmje, në Lima të Perusë të paktën 13 persona janë shtypur për vdekje ose janë asfiksuar teksa kanë tentuar që të dalin nga një klub nate në Lima të Perusë, pasi policia kishte hyrë në këtë lokal për t’i shpërndarë të pranishmit.

Ngjarjet ndodhën kur një grup agjentësh bastisën një klub nate, ku 120 persona ishin duke marrë pjesë në një ndej të thirrur përmes rrjeteve sociale, duke shkelur rregullin që ndalon takimet e grupeve në Peru për shkak të gjendjes së urgjencës shëndetësore për shkak të COVID-19.

Në mesin e 13 personave të vdekur janë 11 burra dhe 2 gra. 3 civilë të tjerë u lënduan, si dhe 3 policë që u përpoqën të çlirojnë dhe të ndihmojnë njerëzit e bllokuar, transmeton rtv21.tv.

Mosha e viktimave varion nga 20 deri në 30 vjet, sipas raporteve të shtypit.

Rreth 23 persona u arrestuan në Drejtorinë e Hetimit Penal në Los Olivos.

Qeveria ndaloi tubimet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, i cili ka lënë 27 mijë e 453 të vdekur dhe më shumë se 585 mijë raste të konfirmuara që nga infeksioni i parë në mars./21Media

Back to top button