Të paktën 19 të vdekur pas një sulmi në Kabul

Të paktën 19 persona janë vrarë e disa tjera janë plagosur në një sulm vetvrasës në Kabul, njoftoi policia.
Shpërthimi ndodhi në qendrën arsimore Kaaj në zonën Dasht-e-Barchi në perëndim të qytetit, përcjell portali rtv21.tv
Studentët kishin qenë në një provim praktik në universitet, thanë zyrtarët nga qendra.
Shumë nga ata që jetojnë në zonë janë nga minoriteti Hazara, i cili ka qenë në shënjestër në sulmet e kaluara.
Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin,
Por Hazarat shiitë janë përballur prej kohësh me persekutim si nga talebanët ashtu edhe nga rivali i tij, grupi Shteti Islamik (IS).
Të premten, zëdhënësi i ministrisë së brendshme të talebanëve tha se ekipet e sigurisë ishin në vend dhe e dënuan sulmin./21Media

Back to top button