Dua Lipa dhe Trevor Noah ndezin thashethemet se janë në lidhje

Dua Lipa dhe i Trevor Noah ndezën thashethemet për lidhje të mërkurën mbrëma, pas një darke romantike në New York City.
Kantautorja 27 vjeç dhe komediani, 38 vjeç, u panë duke ndarë një vakt intim në një restorant xhamajkan në East Village, përcjell portali rtv21.tv.

“Ata ishin ulur larg nga të gjithë të tjerët në restorant,” tha një dëshmitar okular.”
Ai më tej zbuloi se dyshja “u larguan së bashku dhe ecën”, duke u ndalur disa herë “për përqafime të gjata” dhe madje “u puthur”.
Imazhet nga dalja e çiftit tregojnë se ata janë ulur afër njëri-tjetrit brenda restorantit dhe më pas shkojnë për një shëtitje. Të dy u panë duke ecur nga afër, duke folur dhe duke u përqafuar.
Ylli i popit, i lindur në Londër, kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe xhinse blu./21Media

Back to top button