Kaloni te përmbajtja kryesore

Të paktën 21 të vdekur nga bombardimet në Kharkiv

Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, Kharkiv.
Megjithatë, guvernatori i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se të gjitha sulmet ruse “u zmbrapsën” dhe pozicionet u mbajtën, pavarësisht bombardimeve të rënda të Kharkiv të martën dhe gjatë natës, transmeton rtv21.tv.
Guvernatori Oleh Synegubov tha se “armiku rus pësoi humbje të konsiderueshme”.
Kuptohet se trupat ruse hynë në pjesët verilindore dhe veriore të qytetit, ndërsa Kharkiv u godit nga artileria reaktiv./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button