Kaloni te përmbajtja kryesore

Rriten çmimet e naftës pavarësisht masave emergjente

Çmimet e naftës janë rritur në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht masave të reja që mëtojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ka arritur në 110 dollarë për fuçi, duke shënuar rritjen më të madhe në shtatë vjetët e fundit, transmeton rtv21.tv.
Çmimi është rritur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji janë pajtuar për të lëshuar në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button