Të paktën 3 të vdekur nga shpërthimi në një xhami

Të paktën tre persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën të premten nga një shpërthim në një xhami në provincën Nangarhar të Afganistanit, një vatër e aktivitetit të Shtetit Islamik.
Ngjarja ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në rrethin Spin Ghar të provincës lindore, pranë kufirit me Pakistanin.
“Mund të konfirmoj një shpërthim gjatë lutjeve të së premtes brenda një xhamie në distriktin Spin Ghar. Ka viktima,” i tha AFP një zyrtar taleban, transmeton rtv21.tv.
Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i fundit në një seri sulmesh në xhami në të gjithë Afganistanin që vë në pikëpyetje deklaratat e talebanëve se ata siguruan paqen në vend pas dekadash lufte.
Xhamia në Nangarhar vizitohet nga myslimanët sunitë, ndërsa sulmet e mëparshme, që nga ardhja e talebanëve në pushtet, kanë shënjestruar xhamitë shiite, veçanërisht ato të frekuentuara nga anëtarët e grupit etnik të minoritetit Khazar.
Sulmet ndaj xhamive shiite u kryen nga grupi militant sunit, Shteti Islamik./21Media

Back to top button