Të paktën 31 të vdekur nga tërmeti në Turqi

Besohet se të paktën edhe 20 persona të tjerë janë nën rrënoja

Të paktën 31 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 1 mijë e 600 janë lënduar, si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ndodhi të premten në Lindje të Turqisë.

Tërmeti me magnitudë 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që ndërtesat të shembeshin, transmeton 21Media.

Sipas zyrtarëve 45 njerëz janë shpëtuar deri më tani, por më shumë se 20 të tjerë ende janë të bllokuar nën rrënoja.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi rreth 17 mijë njerëz humbën jetën në një tërmet në qytetin perëndimor të Izmit në vitin 1999.

Dridhjet u ndie edhe në Sirinë, Liban dhe Iran.

Pas tërmetit shkatërrues Turqia po vazhdon të përballet edhe me lëkundje të tjera të tokës./21Media

Back to top button