Të paktën 32 të vdekur pasi një anije cisternë shpërtheu, pas përplasjes me një anije mallrash

Të paktën 32 persona kanë vdekur pasi një anije cisternë që përmbante një ngarkesë me karburant aeroplani u përplas me një anije mallrash në brigjet e Yorkshire dhe shpërtheu në flakë.
Incidenti ndodhi në grykëderdhjen Humber pranë qytetit të Withernsea, në lindje të Hull pak para orës 10 të mëngjesit të sotëm, shkruajnë mediat britanike.
Sipas rojes bregdetare britanike, bëhet fjalë për një cisternë që është përplasur me një anije mallrash në Detin e Veriut në brigjet angleze.
Varkat e shpëtimit dhe një helikopter i rojes bregdetare u thirrën në ndihmë në grykëderdhjen e Humber, që besohet se përfshin një cisternë me flamur amerikan të quajtur MV Stena Immaculate.
Një helikopter i rojes bregdetare është dërguar në vendngjarje dhe aktualisht po koordinon një përgjigje me zjarrfikësit lokalë.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?